DYLON

Komuna e Vitisë është pranuar sot në Asociacionin Evropian për Demokraci Lokale (ALDA)

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Përmes një shkrese zyrtare që ka ardhur sot në Viti, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është njoftuar se Komuna e Vitisë është pranuar në Asociacionin Evropian për Demokraci Lokale (ALDA) me seli ne Itali. Nga komunat e Kosovës, komuna e Vitisë është ndër komunat e para që arrin të anëtarësohet në Asociacionin Evropian te qeverive lokale ne Evrope.

“ Në emër të Kryetarit të ALDA, Oriano Otocan, kam kënaqësinë të ju informoj se kërkesa për anëtarësim e Komunës së Vitisë është pranuar nga Bordi Udhëheqjes i ALDA-së. Mr. Otocan, anëtarët e Bordit Udhëheqës, dhe Sekretari i Përgjithshëm Antonella Valmorbida ju dëshirojnë mirëseardhje”, thuhet ndër tjerash në shkresën e dërguar nga Zyra për Informim e ALDA-së.

EkoHigjiena

Ndryshe ALDA – Asociacioni Evropian për Demokraci Lokale është një organizatë e dedikuar për promovimin e qeverisjes së mirë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në nivel lokal. ALDA është themeluar ne vitin 1999 dhe mbledh më shumë se 180 anëtarë (përfshirë autoritetet lokale, shoqatave të organizimit anëtarësimi Autoritetet lokale dhe organizatat joqeveritare) që vijnë nga më shumë se 35 vende. ALDA financohet nga anëtarësia, projekteve nga Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës dhe donatorë të tjerë./2L ONLINE/