DYLON

Komuna e Vitisë diskuton mundësitë për investime në sistemet e ngrohjes me biomasë përmes PPP-së

Komuna e Vitisë diskuton mundësitë për investime në sistemet e ngrohjes me biomasë përmes PPP-së
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim pune me përfaqësues të organizatës CNVP, në kuadër të projektit SUNREED, ku është diskutuar procesi i investimeve të mundshme në sistemet e ngrohjes me biomasë përmes modelit të Partneritetit Publiko-Privat (PPP).

Gjatë takimit u prezantuan mundësitë dhe hapat e nevojshëm për shndërrimin e idesë për ngrohje qendrore me biomasë në një projekt të zbatueshëm, duke u fokusuar në përgatitjen e udhëzuesve, dokumenteve orientuese dhe koordinimin e veprimeve të mëtejme.

EkoHigjiena

Bëhet me dije se eksperti i angazhuar për PPP në kuadër të projektit SUNREED është duke përgatitur një udhëzues të veçantë për komunat, i cili synon të ndihmojë në planifikimin dhe realizimin e investimeve në sistemet e ngrohjes me biomasë sipas standardeve të partneritetit publiko-privat.

Në këtë takim u diskutuan gjithashtu çështje që lidhen me modelet e mundshme të PPP-së, përgjegjësitë institucionale, menaxhimin e rreziqeve dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për fazat e ardhshme të projektit.

Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar për zhvillimin e projekteve të qëndrueshme energjetike, që ndikojnë në mbrojtjen e mjedisit, përdorimin e burimeve të ripërtëritshme dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.