Komuna e Vitisë dhe projekti DEMOS përurojnë projektin e pjerrinave në rrugët e Vitisë
/2L ONLINE/ – Komuna e Vitisë në bashkëpunim me projektin DEMOS, i cili zbatohet nga Helvetas –Swiss Intercooperation, kanë realizuar projektin e përbashkët për rregullimin e pjerrinave në rrugët brenda qytetit të Vitisë. Ky projekt, i cili është paraparë edhe në Planin e Mobilitetit Urban, u mundëson qasje shumë më të lehtë në lëvizje dhe shërbime mbi 500 personave me nevoja të veçanta si dhe qytetarëve tjerë të shtyer në moshë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se institucionet komunale , janë të përkushtuara që të punojnë në shërbim të gjithë qytetarëve dhe në këtë drejtim një vëmendje e veçantë i është kushtuar personave me nevoja të e veçanta.
„Ky projekt është e veçantë, pasi prek një kategori shumë të ndjeshme të shoqërisë siq janë personat me nevoja të veçanta , pasi përmes këtij projekti atyre u mundësojmë qasje më të lehtë në qarkullim dhe shërbime“, ka thënë Haliti.
Ai ka theksuar se Komuna e Vitisë dhe projekti DEMOS,janë zotuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë bashkëpunim e mirë që e kanë pas deri më sot dhe do të realizojnë projekte të përbashkëta, që janë në interes për gjithë qytetarët.
E , Erkan Munoglu, zëvendës menaxher i projektit DEMOS, ka theksuar se projekti i pjerrinave në rrugët e qytetit të Vitisë, ka një rëndësi të veçantë edhe për vetë projektin pasi i dedikohet një kategorie të rëndësishme të shoqërisë siç janë peronat me nevoja të veçanta. „Si projekt jemi duke punuar ngushtë me Komunën e Vitisë, në zbatimin e planit të mobilitetit urban, ku krahas tjerave parashihet edhe mbështetja e kësaj kategorie shumë të veçantë të shoqërisë“, ka thënë Munoglu.
Edhe përfaqësuesit e shoqatës HANDIKOS, e kanë vlerësuar lartë përkushtimin dhe angazhimin e komunës për të realizuar këtë projekt që ka qenë kërkesë permanente e personave me nevoja të veçanta. „ Sot ndihemi mirë, pasi është finalizuar një projekt që na mundëson që të kemi qasje më të lehtë në rrugë, trotuare, institucione dhe në vendet tjera brenda qytetit të Vitisë“, ka thënë Emine Drainca, përgjegjëse e zyrës së HANDIKOS-it për Viti.
Ajo ka theksuar se beson që komuna edhe në të ardhmen do të mbështes iniciativat dhe kërkesat që vijnë nga personat me nevoja të veçanta, pasi kështu ajo i bënë ata të barabartë në shoqëri. Edhe Musa Saqipi, perona me nevoja të veçanta, është ndier shumë i lumtur pasi që nga sot ai nuk ka nevojë më për shoqërues sa herë që del për sheti apo për ndonjë shërbim tjetër në qytetin e Vitisë.
“Mungesa e këtyre vendeve që na mundësonte qasje më të lehtë nga rruga në trotuar, ka ndikuar që sa herë që kam dal në qytet është dashtë të më shoqëroi dikush apo të më ndihmoi ndonjë kalimtar i rastit për të kaluar nga trotuari në rrugë. E që nga sot më nuk kam nevojë për këtë ndihmë pasi pjerrinat më mundësojnë që vetë të qarkulloi në gjitha rrugët e Vitisë’, ka thënë ai. /2L ONLINE/
