DYLON

Komuna e Vitisë dhe Projekti DEMOS nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Komuna e Vitisë dhe Projekti DEMOS nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot  me projektin DEMOS një memorandum bashkëpunimi me qëllim të bashkëpunimit për përmirësim të qeverisjes pjesëmarrëse dhe të sigurimit të angazhimit kuptimplotë të qytetarëve në procesin e planifikimit të hershëm buxhetor komunal.

Bëhet me dije se me këtë partneritet synohet të rritet transparenca në paraqitjen e buxhetit për qytetarët dhe të fuqizojë kapacitetet e komunës për menaxhimin e financave publike.

EkoHigjiena

Gjithashtu sipas këtij dokumenti pritet që projekti DEMOS  të mbështesë komunën në organizimin e dëgjimeve buxhetore, përgatitjen e materialeve informuese dhe fuqizimin e ekipeve punuese për një proces më efikas të konsultimit me qytetarët. 

Përndryshe ky bashkëpunim mbështetet nga Bashkimi Evropian, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeveria e Suedisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.