DYLON

Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Viti dhe Pozheran

Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Viti dhe Pozheran
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili, dhe drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Halil Musliu, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me Projektin e Kujdesit Shëndetësor të Qasshëm dhe Cilësor (AQH), të përfaqësuar nga drejtuesi i ekipit, Nicu Fota.

Ky memorandum është në vazhdën e bashkëpunimit të nisur në vitin 2024, kur Komuna e Vitisë u bë pjesë e fazës së tretë të projektit AQH, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), me qëllim avancimin e shërbimeve të kujdesit parësor shëndetësor.

EkoHigjiena

Memorandumi parasheh një investim prej rreth 60 mijë eurosh nga projekti AQH, si dhe bashkëfinancimin nga Komuna e Vitisë për blerjen e një aparati të ultrazërit për QKMF-në në Viti.

Përmes këtij projekti do të furnizohen QKMF-ja në Viti dhe QMF-ja në Pozheran me pajisje moderne mjekësore dhe laboratorike, duke përfshirë monitorë për pacientë, defibrilatorë, koncentratorë të oksigjenit, aparate EKG, pajisje laboratorike dhe inventar tjetër të nevojshëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Po ashtu, projekti përfshin pajisje për sallat e trajnimeve në Viti dhe Pozheran, si dhe trajnimin e stafit shëndetësor për përdorimin e ultrazërit dhe pajisjeve të tjera moderne.

Qëllimi i këtij investimi është rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, përmirësimi i kushteve të punës për personelin shëndetësor dhe ofrimi i shërbimeve më cilësore e më të sigurta për qytetarët e Komunës së Vitisë.

Kryetari Haliti e vlerësoi këtë bashkëpunim si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimit të kujdesit për pacientët në të gjitha lokalitetet e komunës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.