DYLON

Komuna e Vitisë dhe Projekti APR nga Helvetas vazhdojnë bashkëpunimin

Komuna e Vitisë dhe Projekti APR nga Helvetas vazhdojnë bashkëpunimin
Avatar photo Redaksia

Po mbahet Punëtoria dy ditore lidhur me Rishikimin e Aktiviteteve/Intervenimeve për vitin 2018 dhe planifikimet për vitet e ardhshme, ndërmjet Komunës së Vitisë dhe projektit APR nga Helvetas.

Në këtë punëtori nga komuna e Vitisë, po marrin pjesë kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi, Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Milot Lala si dhe përfaqësues të tjerë nga Zyra për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve, Grupi Lokal të Veprimit “Vitia”, Qendra Rinore dhe Këshilli i Veprimit Rinor Lokal.

Gjatë këtij takimi në veçanti është diskutuar për bashkëpunimin, partneritetin dhe format e raportimit ndërmjet partnerëve por edhe për arritjen e objektivave të përcaktuar. Përndryshe deri me tani Komuna e Vitisë dhe Projekti APR nga Helvetas kanë realizuar projekte të ndryshme në interes të qytetarëve vitias, pritet që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe gjatë këtij viti.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.