DYLON

Komuna e Vitisë dhe MI do të bëjnë shënimin e sinjalistikës së rrugëve regjionale

Komuna e Vitisë dhe MI do të bëjnë shënimin e sinjalistikës së rrugëve regjionale
Avatar photo Redaksia

Përpos rrugëve lokale të komunës së Vitisë, ku po bëhet sinjalizimi dhe vendet për këmbësorë, Komuna e Vitisë ka arritur marrëveshje me Ministrinë e Infrastrukturës që sinjalistika të bëhet edhe në rrugët regjionale që përshkojnë këtë komunë.

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Viti Skender Ahmeti, së bashku me inspektorin e komunikacionit Bushat Zuka, kanë vizituar vendet ku është duke u bërë sinjalizimi i rrugëve, përmes së cilave synohet shtimi i vigjilencës së ngasësve dhe këmbësorëve për rrezikun që mund ti kanoset në trafik.

Drejtori Ahmeti tha se ne kemi filluar ditë më parë që të bëjmë sinjalizimin si komunë, por tani do të kemi mbështetje edhe nga Ministria e Infrastrukturës për ta realizuar këtë projekt.

EkoHigjiena

“Ndonëse janë nën kompetencën e Ministrisë së Infrastrukturës disa vende ku cilësohet si rrugë regjionale, ne kemi intervenuar dhe kemi barë sinjalizimin për këmbësorë në Gërmovë, Sadovinë të Jerlive, Drobesh etj, me qëllim që të evitojmë aksidentet e mundshme dhe të shtojmë vëmendjen e këmbësorëve dhe ngasësve përmes këtyre sinjalizimeve”, ka thënë Ahmeti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.