/2L ONLINE/ – Nënkryetari i Komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka pritur, sot, një grup të profesorëve dhe studentëve të Universitetit të Gizenit në Kirchhain të Gjermanisë. Nënkryetari Aliu, gjatë këtij takimi në emër të Kryetarit të Vitisë, Sokol Haliti, ka falënderuar përfaqësuesit e Universitetit dhe Komunës së Kirchhain-it, për pritjen që ata i kanë bërë delegacionit të Vitisë në këtë komunë, si dhe është shprehur falënderuar për gatishmrinë e tyre për bashkëpunim mes Komunës së Vitisë dhe Kirchhain-it.
“Si institucione komunale jemi pajtuar për të thelluar nivelin e bashkëpunimit me Kirchhain-in në të gjitha fushat, dhe marrëveshja e bashkëpunimit do të nënshkruhet së shpejti nga kryetari I komunës z. Sokol Haliti dhe përfaqësuesve të komunës së Kirchhain-it”, ka thënë nënkryetari Aliu.
Ai ka theksuar se është mirë që në delegacionin e Komunës së Kirchhain-it të cilët po vizitojnë Vitinë, është edhe një grup i studentëve jo vetëm nga Gjermani, por edhe nga Kosova e Shqipëria, pasi kjo komunë është rajon bujqësor dhe u ofron studentëve mundësi që në terren të zbatojnë praktikat që kanë mësuar në teori.
Kurse profesori Rainer Waldhardt, që njëkohësisht është edhe përfaqësues në komunën e Kirchhain-it, pasi ka vlerësuar lartë pritjen që i është bërë në Komunën e Vitisë, dhe në fshatin Smirë, ka thënë se niveli i bashkëpunimit i nisur para dy viteve tani po formalizohet edhe me marrëveshje konkrete.
“Si komunë kemi firmosë dokumentin për bashkëpunim me Vitinë, dhe ky dokument së shpejti do të miratohet edhe nga qeveria gjermane”, ka thënë prof. Waldhardt.
E, profesori universitar i Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Arben Mehmeti, ka thënë se lidhja e urave të bashkëpunimit mes komunës së Vitisë dhe Kirchain-it, është mundësi e mirë edhe për shkëmbimin e studentëve mes këtyre dy komunave.
“Shumë studentet të Universitetit të Prishtinës, po përfitojnë nga bashkëpunimi që kemi nisë me Kirchhain-in, dhe kjo marrëveshje e re hap rrugë që numri i studentëve përfitues të jetë më i madh”, ka thënë profesor Mehmeti.
Delegacioni gjerman, krahas vizitës në institucionet komunale të Vitisë, ka vizituar edhe fshatin Smirë lokalitet ky që falë angazhimit qytetarë është përzgjedhur që të bashkëpunoi me njërin nga lokalitet e Kirchhain-it.
“Pas formalizmit të marrëveshjeve shumë shpejt presim që të realizojmë projektet e para të përbashkëta me njërin nga lokalitetet e Kirchain-it, dhe për këtë krahas aktivizimit të fshatit i jemi falënderues edhe kryetarit të komunës , Sokol Haliti, që ka mbështetur dhe përkrahur këtë iniciativë të përbashkët të fshatit tonë me Kirchhain-in”, ka thënë Tefik Salihu, aktivist i fshatit Smirë.
Delegacioni gjerman pas vizitës që i bëri Vitisë, ka vazhduar me vizitën e disa zonave turistike të Kosovës. /2L ONLINE/