DYLON

Komuna e Vitisë dhe Helvetas nënshkruan marrëveshje për funksionalizimin dhe fuqizimin e KVRL-së

Komuna e Vitisë dhe Helvetas nënshkruan marrëveshje për funksionalizimin dhe fuqizimin e KVRL-së
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën “Helvetas Swiss Intercooperation”, për funksionalizimin dhe fuqizimin e këshillit rinor lokal.

Me realizimin e këtij projekti, besojmë të arrijmë synimin për mbështetje të rinisë, në identifikimin dhe adresimin e nevojave që kanë ata, në mënyrë që të rrisim edhe efikasitetin e aktiviteteve rinore në komunën tonë.

Marrëveshje e sotme është vazhdimësi e projekteve të shumta që kemi realizuar me Helvetasin dhe vlerësoj përkushtimin e kësaj organizate për të mbështetur projektet në komunën e Vitisë.

EkoHigjiena

Këtë bashkëpunim do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen”, është shprehur kryetari Haliti. Marrëveshjen nga ana e organizatës “Helvetas Swiss Intercoperation” e nënshkroi Luan Hoti, kurse nga Këshilli I Veprimit Rinor Lokal Sadije Lutfiu. Sipas Mimoza Mirashit zyrtare e lartë për trajnime dhe aftësim në projektin “Aftësitë për punësim rural” i cili implementohet nga organizata Helvetas Swiss Intercooperation, qëllimi i kësaj marrëveshje është funksionalizimi i Qendrës Rinore, fuqizimi i këshillit rinor lokal dhe aftësimi që të identifikojnë dhe adresojnë nevojat e rinisë, kryesisht përmes trajnimeve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.