Komuna e Vitisë dhe GIZ bashkëpunojnë në hartimin e Planit ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbeturinave
Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Basri Aliu kanë pritur sot në takim përfaqësues nga projekti “ Circular Urban Development Kosovo4Green” të financuar nga qeveria federale e Gjermanisë dhe implementuar nga GIZ.
Me këtë rast në këtë takim nga ky projekt ishin të pranishëm Vjollca Behluli, këshilltare për menaxhimin e mbeturinave dhe Drita Binaj, udhëheqëse e komponentës për menaxhimin e mbeturinave.
Gjatë këtij takim ata folën për bashkëpunimin e komunës së Vitisë me këtë projekt, konkretisht të finalizimit të Planit ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbeturinave që pritet së shpejti të kaloj edhe procedurat në Kuvendin komunal të Vitisë.
Në takim dy palët u pajtuan se është i një rëndësie të veçantë që të gjithë qytetarët vitias të janë të përfshirë në sistemin e mbeturinave por edhe të vetëdijesimit të qytetarëve për ruajtjen e mjedisit dhe bashkëpunimit të gjitha komunave dhe mekanizmave në këtë drejtim. /2LONLINE/
