DYLON

Komuna e Vitisë dhe e Kllokotit në bashkërendimin e projekteve të përbashkëta

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Kryetarët e komunave të Vitisë dhe Kllokotit kanë biseduar sot lidhur me mundësin e hapjes dhe rregullimit të rrugës Viti- Mogillë. Kjo rrugë e cila ka një gjatësi prej rreth 3 kilometrash, është rrugë e vjetër, ndërkohë që hapja dhe rregullimi I saj do të ndikoj shumë pozitivisht në qarkullimin shumë më të mirë të banorëve të fshatit Mogillë.

Kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti tha se kjo rrugë ka një rëndësi të madhe për faktin se kohë më parë ka qenë shumë e frekuentuar si për banorët e Mogillës po ashtu edhe të fshatit Skifteraj.

EkoHigjiena

Haliti theksoi se ky projekt është ndërkomunal dhe kërkesa I bëhet Ministrisë së Pushtetit Lokal për të investuar.

Edhe kryetari i komunës së Kllokotit Sreqko Spasiq, është shprehur I gatshëm për bashkëpunim të ndërsjellët me komunën e Vitisë, njiherit ka theksuar se nuk do të mungojnë projektet e përbashkëta mes dy komunave edhe në të ardhmen. Rruga Viti-Mogillë parashihet të realizohet si project në kuadër të fazës së parë, ndërsa faza e dytë që do të realizohet në një të ardhme ë shpejtë parasheh vazhdimin e këtij projekti me rregullimin e kësaj rruge Viti-Mogillë-Skifteraj. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.