DYLON

Komuna e Vitisë dhe DEMOS nënshkruan kontratë bashkëpunimi për verifikim të pronave komunale

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Vitisë, dhe projekti DEMOS, që implementohet nga Helvetas “Swiss Intercooperatoin”, nënshkruan kontratë bashkëpunimi për verifikimin e pronave komunale , si dhe për identifikimin e nevojave për aftësim për punësim rural.
Kryetari i Vitisë Sokol Haliti, ka thënë se komuna e Vitisë dhe projekti DEMOS, përmes këtyre kontratave të bashkëpunimit po ngritë edhe në një shkallë më lartë bashkëpunimin me DEMOS-in, në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarë, si dhe në realizimin e projekteve të ndryshme të infrastrukturës dhe ato që kanë të bëjnë me zhvillim ekonomik të komunës së Vitisë.
Kurse Dardan Maliqi, zyrtarë nga projekti DEMOS, ka thënë se DEMOS do të ndihmoi komunën e Vitisë në verifikimin dhe përcaktimin e statusit të pronave komunale, dhe për këtë qëllim do ta mbështesë këtë komunën si në angazhimin e stafit shtesë ashtu edhe me asistencë tjetër të nevojshme teknike. Kurse Merita Mehmeti, ka thënë se do ta ndihmoi komunën e Vitisë, me konsulentë lokale për analizimin e nevojave të trajnimit për aftësimin e punësimit në viset rurale. /2L ONLINE/


EkoHigjiena