Komuna e Vitisë dhe DEMOS kanë nisur fushatën për promovimin e qeverisjes së mirë lokale
/2L ONLINE/ – Komuna e Vitisë, në bashkëpunim me projektin DEMOS që implementohet nga Helvetas Intercooperation, sot, kanë filluar fushatën Promovimit të Kulturës së Bazuar në Performancë , përmes së cilit promovohet puna e mirë dhe qeverisja e mirë lokale. Ky program që ka filluar së zbatuari në vitin 2015, ka për qëllim që të promovoi tek qytetarët performancën që kanë shërbyesit civil të administratës komunale, këshilltarët e Kuvendit Komunal, administratorët lokal, si dhe qytetarët në aspektin e pagesës së taksave në tatim në pronë dhe në mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Kryetari i Vitisë Sokol Haliti, ka thënë se institucionet komunale objektivin kryesor e kanë që në vazhdimësi të angazhohen për të mirën e qytetarëve, që atyre t`iu ofrohen shërbime sa me sa më të mira dhe më cilësore si dhe infrastrukturë të përshtatshme për jetesë. Prandaj, në këtë drejtim janë të mobilizuar gjitha shërbimet e komunës që ato të jenë në nivel të detyrës.
“Ky program që zbatohet në bashkëpunim me një nga partnerët tanë më serioz në investime në komunë, siç është projekti i qeverisë zvicerane DEMOS, është mirëpritur nga institucionet komunale, pasi na mundëson që në mesin e më të mirëve të promovojmë ata që ishin më të mirët, si në shërbimin civil ashtu edhe në mesin e qytetarëve”, ka thënë Haliti.
Ai ka falënderuar qytetarët për angazhimin e tyre në përmbushjen e obligimeve që kanë ndaj institucioneve komunale,si dhe në mirëmbajtjen e hapësirave brenda qytetit të Vitisë, dhe ka premtuar se institucionet komunale do të angazhohen në përmbushjen e objektivave që kanë në drejtim të rritjes së kualitetit të jetës së qytetarëve dhe në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për ta.
Kurse Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal dhe Koordinator i këtij programi për Viti, ka thënë se në bazë të vlerësimeve që janë bërë në bashkëpunim me projektin DEMOS rruga me tatimpaguesit më të rregullt është zgjedhur Rr.” 28 Nëntori”Viti ndërsa Rruga “Adem Jashari” është zgjedhur si rruga më ambient më të pastër kurse hapësira me ambientin më të pastër është zgjedhur parku i qytetit “ Nijazi Azemi” në Viti.
Ndërkaq sa i për këtë më të dalluarave në mesin e shërbyesve civil është zgjedhur, Murat Murati kurse punëtorja më e dalluar në mirëmbajtjën e ambientit, Paulina Donkiq si dhe Administratori më i dalluar, Kadri Ismajli nga fshati Ramjan. Në kuadër të këtij programi është bërë edhe monitorimi i punës së këshilltarëve të Kuvendit Komunal ku këshilltarët më aktiv janë zgjedhur Mirlinda Sadiku dhe Bekim Azizi. /2L ONLINE/

