Komuna e Vitisë bënë shenjëzimin e rrugëve brenda dhe jashtë qytetit
/2L ONLINE/ – Me qëllim të rivitalizimit të rrugëve që përshkojnë qytetin e Vitisë, është duke zbatuar me projekti për shenjëzimin vertikal dhe horizontal të rrugëve kryesore brenda dhe jashtë qytetit.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se Institucionet Komunale janë duke u angazhuar që qytetarëve të ju ofrojnë shërbime sa më cilësore dhe me këtë drejtim edhe mundësi më të lehta për qarkullim të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
Kurse Bushat Zuka, Inspektor Komunal i Komunikacionit është shprehur se shenjëzimi horizontal dhe vertikal është duke u bërë në të gjitha udhëkryqet, vendkalimet për këmbësor, rrugët që mundësojnë qasje në institucione si dhe në shkollat si dhe rrugët që lidhin Vitinë me fshatrat Binq dhe Pozheran por edhe më lagjen pranë varrezave të dëshmorëve në Viti./2L ONLINE/
