/2L ONLINE/ – Luan Aliu, anëtar i Grupit Punues të Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan ka thënë se shumë qytetarë të lagjes Dardania në Gjilan, këtyre ditëve të fundit nuk po ndalen së ankuari ndaj një vendimi të Komunës, që rrugën kryesore të kësaj lagjeje e ka bërë një kahore, jo për interesa të lagjes, por të individëve të caktuar që përfitojnë personalisht nga ky vendim i paarsyeshëm i komunës.
“Qytetarët kërkojnë që menjëherë të pezullohet ky vendim, që atyre natyrshëm po ua vështirëson jetën dhe inspektorët e komunës duhet t’i detyrojnë restorantet ta respektojnë rregulloren për volumin e zhurmës dhe limitin kohor të bërjes muzikë, sepse shumë qytetarë për rreth këtyre kafiterive dhe skaj tyre, jo vetëm që nuk mund të jenë të rehatshëm në shtëpitë e tyre nga zhurma e madhe që po ju krijohet, por as që mund të rrinë të lirë, të qetë dhe të bëjnë gjumë të rehatshëm dhe të mjaftueshëm nga këto zhurma të pakontrolluara”, ka thënë Aliu.
Sipas tij, qytetarët e Dardanisë nuk meritojnë shqetësime dhe dënime, por meritojnë investime kapitale dhe jetë normale e të dinjitetshme. /2L ONLINE/