Kuvendi Komunal i Ranillugut ka zgjedhur 28 Nëntorin – Festën kombëtare të shqiptarëve që të mbajë seancë të rregullt. Në ftesën dërguar me 17 nëntor, ftohen këshilltarët komunal të kësaj komune që me 28 Nëntor të marrin pjesë në seancë.
Sasha Aleksiq kryesues i Kuvendit të Ranillugut e konfirmojë për Telenews se kjo komunë ka thirrur seancë Ditën e Flamurit. “Po, ne kemi caktuar seancë për datën 28 nëntor, nuk e kemi ditur që është pushim, do ta shiqojmë mundësinë që kjo seancë të shtyhet “ tha Aleksiq për Telenws.al
Ndërsa zëvendës ministrit i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj tha se sipas njoftimit te MAP, për të gjithë Nëpunesit e Administratës Publike, për nderë te festës së 28 Nëntorit, do te jetë ditë pushimi.
“MAPL, sipas kompetencave të veta, të përcaktuara me Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale, do të vleresojë ligjshmerinë e mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit të Komunës së Ranillugut”tha Gecaj.
Ndër pikat e rendit të ditës është edhe raportimi i kryetarit të komunës, Gradimir Mikiq.
Ndryshe kryetari Mikiq gjatë vizitës së ish presidentes Atfiete Jahjaga në komunën e Ranillukut nuk kishte vendosur flamur shetëror të Kosovës, me arsyeimin se nuk ka para për ta blerë.
“Edhe pse kjo nuk është paraparë me ligj, është një festë kombëtare dhe propozoj para kabinetit qeveritar që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa.
Kabineti qeveritar me 23 Nëntor ka votuar pro këtij vendimi, me çka edhe u vendos që 28 Nëntori 2016, ditë e hënë, të jetë ditë pushimi në Kosovë.
http://telenews.al/komuna-e-ranillugut-nuk-e-respekton-vendimin-e-kryeministritfoto/