DYLON

Komuna e Preshevës pret të fillojë digjitalizimin e ditarëve shkollorë

digjitalizimin e ditarëve të shkollave
Avatar photo Redaksia

Presheva pritet të bëhet një ndër komunat e para në Sërbi ku do të filloj implementimi i pilot projektit projektit për digjitalizimin e ditarëve të shkollave.

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka takuar në Beograd ministrin e arsimit, Mladen Sharçeviq me të cilin ka diskutuar për digjitalizimin e ditarëve të shkollave ku në fillim do të implementohet në një shkollë e pastaj nga viti 2018, do të implementohet ky projekt në të gjitha shkollat.

“Morëm përkrahje nga ministri për investimin e kësaj ministrie në infrastrukturën e të gjitha shkollave në komunën tonë, ku me këtë rast edhe e ftuam ministrin që ta vizitojë komunën tonë që të shohë për së afërmi gjendjen alarmante të shkollave, të cilës ftesë iu përgjigj pozitivisht, dhe pritet që brenda dy-tre javëve të ardhshme, ministri Sharçeviq ta vizitoj komunën e Preshevës”, thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës së Preshevës.

EkoHigjiena

Digjitalizimi i ditarëve të shkollave është projekt i rëndësishëm pasi që prindërit e nxënësve do të kenë qasje në çdo moment në gjendjen e fëmijëve të tyre në shkollë kur bëhet fjalë notimi, ngecja në të mësuarit, (mos)bërjen e detyrave të shtëpisë dhe për të gjitha çështjet tjera.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.