DYLON

Komuna e Kamenicës vazhdon punën në terren për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve

Komuna e Kamenicës vazhdon punën në terren për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve
1 minutë lexim

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca, Zotrim Kastrati, ka njoftuar se ekipet po vazhdojnë punën në terren për mirëmbajtjen e rrugëve në Komunën e Kamenicës.

Kastrati bëri të ditur se Drejtoria ka hartuar planin e intervenimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve për gjithë sezonin dimëror. Sipas planit, përparësi do të kenë segmentet rrugore me rrezik më të lartë dhe rrugët me qarkullim më të dendur.

EkoHigjiena

Duke marrë parasysh shtrirjen e komunës dhe numrin e madh të lokaliteteve, intervenimet do të kryhen sipas prioriteteve të përcaktuara, gjendjes në terren dhe kushteve të motit.

“Njëkohësisht, apelojmë te qytetarët për mirëkuptim dhe durim gjatë realizimit të intervenimeve, pasi ekipet tona do të jenë të angazhuara vazhdimisht për të siguruar qarkullim sa më të sigurt dhe të pandërprerë”, ka thënë Kastrati. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.