Komuna e Kamenicës shpërndau 23 tablet për nxënësit që kishin vështirësi në ndjekjen e mësimit online

Komuna e Kamenicës u ka shpërndarë 23 tablet nxënësve të cilët kishin vështirësi në ndjekjen e mësimit online.

Kryetari Qëndron Kastrati duke falenderuar organizatën “Humanity First” për dhurimin e këtyre tabletëve ka thënë se këta nxënës tani nuk do të kenë sfidë mësimin nga distance.

“23 tabletët e dhuruar nga “Humanity First”, sot i kemi shpërndarë për nxënësit e komunës sonë që nuk kanë pasur pajisje për ndjekjen e mësimit online. Jam i lumtur që tani këta nxënës nuk do e kenë sfidë mësimin nga distanca dhe falënderoj jashtëzakonisht shumë organizatën për donacionin e dhënë në Kamenicë. Vazhdojmë me punë”, ka thënë Kastrati.

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit, Mirhane Morina tha se tani këta nxënës do ta kenë më të lehtë të kyçen në mësimin online në këtë kohë të pandemisë.

“Falenderojmë organizaten “Humanity First” që dhuruan këta tablet për nxënësit të cilët kishin vështirësi në ndjekjen e mësimit. Përzgjedhja e nxënësve për dhurimin e tabletëve ka qenë në bazë të gjendjes ekonomike. Ne po mundohemi me mundësitë tona të gjejmë donatorë që nxënësit tanë të mos kenë mungesa në mësimin online gjatë kësaj kohe të pandemisë”, ka thënë ajo.

KOMENTE