DYLON

Komuna e Kamenicës shpërndan 57 pako “Baby Box” për familjet përfituese

Komuna e Kamenicës shpërndan 57 pako “Baby Box” për familjet përfituese
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës ka bërë shpërndarjen e 57 pakove të “Baby Box” për përfituesit e radhës.

Në ceremoninë e shpërndarjes morën pjesë Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj dhe Nënkryetarja, Arta Bajralija, të cilët uruan përfituesit për ardhjen në jetë të fëmijëve të tyre dhe për ata që ende janë në pritje të ëmbël.

EkoHigjiena

Kryetari Rahimaj tha se ky është grupi i tretë i përfituesve të “Baby Box” gjatë këtij viti duke theksuar se përmes kësaj pakoje Komuna synon t’ua lehtësojë sadopak familjeve fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tyre.

“Së bashku me nënkryetaren patëm dëshirë t’ju takojmë për t’ju uruar për fëmijët tuaj që tashmë kanë ardhur në jetë, por edhe për ju të tjerët që ende jeni në pritje. Uroj të jenë fëmijë të shëndoshë e të begatë dhe t’ju bëjnë krenarë tërë jetën. Për t’ju ndihmuar sado pak në këtë fillim, për ju kemi dizajnuar tashmë këtë pako dhe jemi e vetmja Komunë që e dhurojmë. Pakoja ka vlerë rreth 350 euro dhe përmban produkte të ndryshme, si veshmbathje për bebe nga pambuku organik, produkte higjienike për beben, por edhe produkte të dedikuara për nënën. Ndërsa risia e kësaj pakoje është edhe kamera, e cila do t’ju ndihmojë ta monitoroni beben tuaj”, ka thënë Rahimaj.

Edhe Nënkryetarja Arta Bajralija uroi prindërit për fëmijët e tyre duke theksuar se mbështetja për familjet dhe fëmijët mbetet një nga prioritetet e Komunës së Kamenicës.

Pakoja “Baby Box” me vlerë rreth 350 euro, përmban produkte për foshnjat dhe nënat, ndërsa një nga risitë e saj është edhe kamera për monitorimin e bebes. Me shpërndarjen e këtyre 57 pakove numri i familjeve të mbështetura përmes kësaj skeme gjatë këtij viti vazhdon të rritet, thuhet në njofitmi ne komunës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.