DYLON

Komuna e Kamenicës: Sekuestrohen dy kamionëve dhe një ekskavator

Komuna e Kamenicës: Sekuestrohen dy kamionëve dhe një ekskavator
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat e Komunës së Kamenicës ka njoftuar se është bërë sekuestrimi i dy kamionëve dhe një ekskavatorI të regjioneve të tjera të Kosovës, të cilët kanë qenë duke kryer aktivitet të jashtëligjshëm në fshatin Krilevë.

Sipas kësaj drejtorie, pajisjet e sekuestruara janë përdorur për bartjen e sasive të mëdha të gurit, lëndë e parë kjo e cila më pas është përdorur për shtrimin e rrugëve në territorin e Komunës së Prishtinës.

EkoHigjiena

“Inspektorati komunal ka vepruar duke u bazuar në kornizën ligjore të vendit, më saktësisht nenit 70 të Ligjit Nr.03/L-163 për Miniera dhe Minerale, i cili urdhëron që të ndërpritet menjëherë aktiviteti i jashtëligjshëm minerar si në këtë rast, pasi që operatori nuk posedon licencë apo leje të lëshuar nga Komisioni i Pavarur i Minierave dhe Mineraleve, si dhe që të bëhet sekuestrimi i përkohshëm i mjeteve të punës”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se të gjitha këto procedura janë bërë nga Inspektorati Komunal, dhe pritet që të procedohet edhe më tej gjithnjë mbështetur në kornizën e KPMM-së.

“Inspektorati komunal siguron se veprimtari të tilla të jashtëligjshme të cilat realizohen në territorin e Komunës së Kamenicës, do të ndalohen dhe orientohen në organet e tjera kompetente”, thuhet në fund të njoftimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.