“Shtabi emergjent në Komunën e Kamenicës, i kryesuar nga Ramadan Basha, është duke i zbatuar në përpikmëri të gjitha masat e marra nga Qeveria në të gjitha fushat”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Inspektorati vazhdon të jetë çdo ditë në terren, dhe ekipet e QKMF-së janë të gatshme 24 orë në ditë për qytetarët për çdo gjë.
Ekipet mobile tek “Dheu i Bardhë” janë duke punuar gjatë gjithë kohës, ku vetëm në 24 orët e fundit janë kontrolluar 91 persona.
Asnjë rast i dyshuar në Kamenicë.
Ndërkaq, për herë të tretë është dezinfektuar tenda tek “Dheu i Bardhë”.
Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente.
Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, thuhet në njoftim.