DYLON

Komuna e Kamenicës planifikon ndërtimin e stacioneve hidrometrike dhe hidrometeorologjike

Komuna e Kamenicës planifikon ndërtimin e stacioneve hidrometrike dhe hidrometeorologjike
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës,  Qëndron Kastrati është takuar me ushtruesin e detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe drejtoreshën e Institutit Hidro-meteorologjik të Kosovës, Letafete Latifi.

Në këtë takim u diskutua për projektin “Hidrosistemi Kikë- Kremenatë”, i cili financohet nga MMPH-ja.

Në kuadër të këtij projekti, kryetari Kastrati dhe u.d ministri Matoshi kanë rënë dakord që të ndërtohen tri stacione hidrometrike dhe dy stacione meteorologjike të cilat do të bëjnë matjen e nivelit të ujërave dhe do të shërbejnë për studimin e fizibilitetit.

EkoHigjiena

Kryetari Qëndron Kastrati tha se ndërtimi i stacioneve hidrometrike dhe hidrometeorologjike është i domosdoshëm për komunën tonë.

“ Ne e kemi bërë strategjinë për zhvillim për ujëra në Kosovës ku është paraparë vendosja e tri stacioneve ujëmatëse dhe të shiut që do të bëjnë matjen në periudhë një vjeçare”, tha Kastrati.

Ndërsa u.d ministri Matoshi tha se Hidrosistemi Kikë-Kremenatë është prioritet i ministrisë që ai e drejton dhe se janë dukë ndërmarrë hapa konkret në realizimin e këtij projekti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.