DYLON

Komuna e Kamenicës pjesë e konferencës “Nxënësit, Paqja dhe Siguria”

Komuna e Kamenicës pjesë e konferencës “Nxënësit, Paqja dhe Siguria”
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës u përfaqësua denjësisht në konferencën e Këshillit të Nxënësve nga Kryetari i Këshillit të Nxënësve në nivel komune, Blend Kastrati, i cili ishte pjesë e panelit kryesor të diskutimit.

Ai ndau përvojat, vizionin dhe idetë për fuqizimin e të rinjve, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një mjedisi shkollor më të sigurt, më gjithëpërfshirës dhe më të orientuar drejt bashkëpunimit.

EkoHigjiena

Në këtë konferencë u mblodhën përfaqësues të nxënësve nga e gjithë Kosova për të diskutuar rreth paqes, sigurisë dhe avokimit të të rinjve në shkollat e mesme.

Nga Kamenica morën pjesë edhe përfaqësues të Këshillit të nxënësve të tri shkollave të mesme të komunës sonë:

IAAP “Andrea Durrësaku”

Gjimnazi “Ismail Qemali”

Shkolla e Mesme “Sejdi Kryeziu” – Roganë

Konferenca synonte:

Rritjen e ndërgjegjësimit për Agjendën e Rinisë, Paqes dhe Sigurisë (YPS).

Ndërtimin e kapaciteteve të nxënësve në avokimin për paqe dhe siguri.

Hartimin e rekomandimeve konkrete për shkolla të sigurta dhe gjithëpërfshirëse.

Forcimin e rrjeteve dhe dialogut ndërmjet përfaqësuesve të nxënësve nga komuna të ndryshme.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.