DYLON

Komuna e Kamenicës pajiset me tezga për tregjet mobile

Komuna e Kamenicës pajiset me tezga për tregjet mobile
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës në Komunën e Kamenicës, Burbuqe Leka, ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses projekti i tezgave për tregjet mobile.

Ajo ka thënë se tezgat tashmë janë dorëzuar në komunë dhe do të jenë në shërbim të shitësve ambulantë dhe bujqve lokalë, duke u mundësuar atyre të shesin prodhimet vendore në mënyrë të organizuar dhe dinjitoze.

EkoHigjiena

“Ky projekt synon mbështetjen e ekonomisë lokale dhe promovimin e prodhimeve vendore, duke krijuar kushte më të mira për shitjen e produkteve bujqësore”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ju njoftojmë se Drejtoria do të kujdeset që këto tezga t’u jepen bujqve në nevojë dhe se në ditët në vazhdim do të njoftohen procedurat për shpërndarjen e tyre, në mënyrë transparente. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.