DYLON

Komuna e Kamenicës nis procesin e dezinsektimit, dezinfektimit dhe deratizimit

Komuna e Kamenicës nis procesin e dezinsektimit, dezinfektimit dhe deratizimit
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës njofton të gjithë qytetarët se nga nesër do të fillojë procesi i dezinsektimit, dezinfektimit dhe deratizimit (DDD) në objektet publike komunale.

Ky proces do të zhvillohet në objektet komunale, Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF), si dhe në objektet shkollore, përfshirë çerdhet dhe shkollat.

EkoHigjiena

Sipas njoftimit, procesi do të zgjasë tri ditë, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të pastër, të sigurt dhe të përshtatshëm për qytetarët, nxënësit, fëmijët dhe stafin e institucioneve.

Komuna e Kamenicës falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtij procesi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.