DYLON

Komuna e Kamenicës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Helvetas

Komuna e Kamenicës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Helvetas
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës ka lidhur memorandum bashkëpunimi me organizatën Helvetas. Ky memorandum ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të shërbimeve komunale për qytetarët.

Drejtori i Urbanizmit, Uran Berisha, drejtori i Shërbimeve Publike, Zotrim Kastrati, si dhe drejtori i Bujqësisë, Shpend Morina, kanë pritur në takim përfaqësuesin e Helvetas, Mark Baskin së bashku me Ardita Rizvanolli dhe Arbana Kadriu.

EkoHigjiena

Drejtorët theksuan rëndësinë e këtij partneriteti për rritjen e transparencës, efikasitetit dhe përfshirjes së qytetarëve në proceset komunale.

Ndër të tjera në takim është diskutuar se qëllimi i marrëveshjes është realizimi i një auditimi social për projektin për mbeturinat e ngurta, duke synuar përfshirjen e fermerëve, qytetarëve dhe ekspertëve në këtë fushë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.