DYLON

Komuna e Kamenicës nënshkruan marrëveshje për renovimin e Institucionit Parashkollor “Filizat”

Komuna e Kamenicës nënshkruan marrëveshje për renovimin e Institucionit Parashkollor “Filizat”
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës së bashku me KFOR-in turk nënshkruajnë marrëveshje për renovimin të Institucionit Parashkollor “Filizat”.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, si dhe Zyrtarin Autorizues në Drejtorinë Komunale të Arsimit, Drilon Ramabaja,  kanë pritur në takim përfaqësues të KFOR-it turk.

EkoHigjiena

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, u shpreh i lumtur për renovimin e hapësirave të Institucionit Parafillor “Filizat”.

“Tejet i lumtur që bashkërisht me KFOR-in Turk , nënshkruam marrëveshjen për renovimin e Institucionit Parafillor “Filizat”. Në vlerë prej rreth 56 mijë eurosh, hapësirat e këtij institucioni do të marrin pamje krejtësisht të re, duke u ofruar kushte më të mira të vegjëlve tanë.  Si komunë këtë projekt e kemi mbështetur  me mbi 27 mijë euro, kurse pjesën tjetër do e financoj Presidenca e Republikës së Turqisë – Delegacioni i përfaqësuesit Turk i Kosovës”, u shpreh ai.

Duke falënderuar të gjithë për angazhimim, Kastrati shtoi se prioritet i kësaj qeverisje është krijimi i kushteve më të mira për edukim.

“Tejet krenar që fëmijëve tanë po u krijojmë kushte më të mira, duke filluar nga edukimi i hershëm. Ky është prioritet i ynë!  Falënderoj drejtoreshën Suna Zaimi Krasniqi për angazhimin, DKA-në për punën e vazhdueshme dhe Turqinë për mbështetjen”, shtoi Kastrati.

Ndërsa drejtoresha  Suna Zajmi-Krasniqi duke falënderuar KFOR-in turk për ndihmën, tha se me këtë bashkëfinancim me KFOR-in turk do të krijohen kushte më të mira për të vegjëlit.

Gjithashtu edhe zyrtari nga DKA, Drilon Ramabaja, tha se renovimi i çerdhes do të thotë krijim i kushteve më të mira në institucionet shkollore, e që të lehtësohet puna e stafit për mësimnxënie sa më të mirë tek fëmijët.

.Projekti ‘’Renovimi i çerdhës së Kamenicës” ka vlerën afër 56 mijë euro për mirëmbajtjen  dhe Riparimin e ndërtesës, që do të financohet nga Presidenca e Republikës së Tuqisë- Delegacioni i përfaqësuesit Turk i Kosovës.

Komuna do të financoj me shumën mbi 27 mijë euro, ndërsa delegacioni i përfaqësuesit Turk në Kosovë afër 28 mijë euro. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.