Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati ka nëshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin gjeneral, Zenel Bunjaku nga Inicativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës ( IADK).
Projekti ka vlerën mbi 50 mijë euro, dhe është bashkëfinancim me komunën 20 përqind. Ky projekt do të përfshijë 13 grante për të rinjtë, trajnime si dhe praktikë profesionale me pagesë për studentët e bujqësisë.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se është mjaft i lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje.
“Hapësira gjeografike e Komunës së Kamenicës ka potencial për zhvillimin e bujqësisë, andaj mirëpresim projekte të tilla”, shtoi Kastrati.
Ndërsa, Drejtori Zenel Bunjaku tha se IADK ka përzgjedhur Komunën e Kamenices sepse ka një potecial të madh për bujqësi , dhe ne si organizatë lider për zhvillimi e bujqësi në Kosovë do vazhdojmë përkrahjen për Kamenicën.
Po ashtu edhe Drejtori i Drejtorisës së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Naim Arifi u shpreh shumë falënderues ndaj IADK-së për bashkëpunimin e tyre me Komunën e Kamenicës.