DYLON

Komuna e Kamenicës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Help-Hilfe zur Selbsthilfe

Komuna e Kamenicës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Help-Hilfe zur Selbsthilfe
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Help-Hilfe zur Selbsthilfe Misioni në Kosovë në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”.

Ky program synon të rris stabilitetin socio-ekonomik të rajonit gjatë periudhës ‪2021-2022, ndërsa qëllimi është krijimi i mekanizmave dhe rrjeteve për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara, përfshirë masat e rimëkëmbjes nga Covid-19 dhe në këtë mënyrë mundësojmë përfshirjen e tyre dhe prosperitetin shoqëror.

EkoHigjiena

I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se është i lumtur që sot u nënshkrua marrëveshje prej 83 mijë euro.

“Shumë i lumtur që bashkë me Help-Hilfe zur Selbsthilfe Misioni në Kosovë , në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”, nënshkruam marrëveshje ne vlerë prej 83 mijë eurosh. Programi nga kjo marrëveshje synon të rrisë stabilitetin socio-ekonomik të rajonit gjatë periudhës 2021-2022, dhe si qëllim kryesor ka krijimin e mekanizmave për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara, përfshirë masat e rimëkëmbjes nga COVID-19. Në projekt Komuna e Kamenicës përfshihet me 20 grante në sektoret bujqësi, zejtari dhe shërbime, ndërsa kontributi i komunës është 30%.

Krahas pajisjeve, përfituesve do t’u ofrohen edhe trajnime profesionale dhe mbështetje teknike pasi të kenë pranuar pajisjet”, tha Kastrati.

Kastrati për arritjen e kësaj marrëveshje falënderoi drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Majlinda Krasniqin, për kontributin dhe angazhimin në këtë program tejet të rëndësishëm, marrë parasysh dëmet që na i ka shkaktuar pandemia.

E lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje u shpreh edhe Drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Majlinda Krasniqi, e cila theksoi se kjo marrëveshje do të rrisë stabilitetin socio-ekonomik në komunën tonë.

Në këtë projekt Komuna e Kamenicës përfshihet me 20 grante në sektoret bujqësi, zejtari dhe shërbime, ndërsa kontributi i Komunës është 30%.

Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është deri në 2,000.00 Euro, shumë kjo e cila përfshinë edhe kontributin nga klientët e përzgjedhur (përfituesit) prej 20%.

Krahas pajisjeve, përfituesve do t’u ofrohen edhe trajnime profesionale dhe mbështetje teknike pasi të kenë pranuar pajisjet.

Informacionet e tjera do të ofrohen përmes takimeve informuese që do të mbahen në fillim të projektit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.