DYLON

Komuna e Kamenicës me marrëveshje për realizimin e aktiviteteve të pyllëzimit

Komuna e Kamenicës me marrëveshje për realizimin e aktiviteteve të pyllëzimit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Shpend Morina kanë pritur në takim z.Hamit Pireva i cili është Kryetar i Shoqatës së familjeve të pyjeve private “Pyjet e Dardanës” në Kamenicë, këshilltarin nga CNVP z.Hajrush Kurtaj dhe z.Ibrahim Muja që është Koordinator i Asociacionit Kombëtar të Pyjeve të Kosovës.

Në këtë takim është nënshkruar memorandumi mes Komunës së Kamenicës dhe Shoqatës së familjeve të pyjeve private “Pyjet e Dardanës” për realizimin e aktiviteteve të pyllëzimit në zona të përcaktuara nga Komuna e Kamenicës.

EkoHigjiena

Ky bashkëpunim vjen si rrjedhojë e përpjekjeve për mbrojtjen e mjedisit, rehabilitimin e tokave pyjore dhe përfshirjen aktive të komunitetit lokal në menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.