DYLON

Komuna e Kamenicës më çmim për digjitalizim, komuna me përdorimin më të lartë të e-shërbimeve nga gratë

Komuna e Kamenicës më çmim për digjitalizim, komuna me përdorimin më të lartë të e-shërbimeve nga gratë
Avatar photo Redaksia

Sot, Komuna e Kamenicës ka pranuar çmimin për komunën me përdorimin më të lartë të e-shërbimeve nga gratë.

Ky çmim jepet për Komunën e Kamenicës në kuadër të projektit “Promovimi i shërbimeve digjitale në nivel lokal” nga Democracy for Development (D4D) në bashkëpunim me KFOS (Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur).

EkoHigjiena

D4D gjithashtu ka mbajtur edhe një sesion të hapur diskutimi më zyrtarët komunal dhe të rinj nga Komuna e Kamenicës në kuadër të projektit “Fuqizimi i pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politike” në bashkëpunim me NED.

Në këtë diskutim kanë marrë pjesë edhe Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës Arta Bajralija dhe Kryesuesja e Kuvendit Komunal Arbnore Beqiraj-Fera.

Diskutimi kryesisht u fokusua në mënyrën e organizimit dhe mbarëvajtjen e dëgjimeve publike si dhe pjesëmarrjen e të rinjve në jetën publike dhe atë institucionale.

Gjithashtu u diskutua edhe për mënyra të ndryshme bashkëpunimi mes D4D dhe Komunës së Kamenicës, për të shtuar kapacitetet e kësaj komune.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.