DYLON

Komuna e Kamenicës kërkon nga qytetarët që janë prekur nga vërshimet e fundit të paraqiten në komunë për evidentimin e dëmeve

Komuna e Kamenicës kërkon nga qytetarët që janë prekur nga vërshimet e fundit të paraqiten në komunë për evidentimin e dëmeve
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës kërkon nga qytetarët që janë prekur nga vërshimet e fundit të paraqiten në komunë për evidentimin e dëmeve

NJOFTIM

EkoHigjiena

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës, të cilët janë prekur nga vërshimet e fundit dhe u janë shkaktuar dëme materiale, që të paraqiten në komunë për evidentimin e dëmeve.

Qytetarët duhet të dorëzojnë kërkesën e tyre në Qendrën për Shërbime me Qytetarë, duke specifikuar dëmet materiale të shkaktuara nga reshjet e fundit.

Komisioni i formuar për këtë qëllim do të shqyrtojë të gjitha kërkesat e dorëzuara dhe do të përgatisë një raport përmbledhës për vlerësimin e dëmeve, i cili më pas do t’i dërgohet Kryetarit të Komunës për shqyrtim.

Pas kësaj, raporti do t’i paraqitet Asamblesë Komunale për miratim, e cila më pas e procedon atë në nivel qendror, ku merret vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për sanimin e dëmeve të shkaktuara. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.