Komuna e Kamenicës hap fushatën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore
Komuna e Kamenicës ka nisur aktivitetet në kuadër të Fushatës Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore (TQNJ), me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për rreziqet e kësaj dukurie dhe rëndësinë e parandalimit të saj.
Me këtë rast, Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ), Nazmije Demolli Kastrati, vizitoi Stacionin Policor në Kamenicë, ku u prit nga komandanti z.Basri Shkodra.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në funksion të parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore, si dhe për rëndësinë e informimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve për identifikimin dhe raportimin e rasteve të dyshimta.
Në kuadër të fushatës, u shpërndanë materiale informuese për qytetarët, me mesazhe ndërgjegjësuese për mbrojtjen nga trafikimi me qenie njerëzore, me theks të veçantë në mbrojtjen e fëmijëve dhe personave të cenueshëm.
Koordinatorja e NJKDNJ-së falënderoi komandantin Basri Shkodra për pritjen, bashkëpunimin dhe gatishmërinë për koordinim të aktiviteteve të përbashkëta, duke theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor në parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve. /2LONLINE/
