/2L ONLINE/ – Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – “Network of Peace Movement” (NOPM), ka mbajtur takim me kryetarin e komunës së Kamenicës Z. Begzad Sinani. Në kuadër të projektit“Rritja e Pjesëmarrjes së Publikut në Vendim-marrje dhe Politikë-bërjes përmes Avokimit të Autoriteteve Komunale dhe Ngritjes së Kapaciteteve të Komiteteve Konsultative dhe Këshillave të Fshatrave”, projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga Organizata Jo-qeveritare NOPM.
Qëllimi i takimit ishte njoftimi i kryetarit rreth projektit në fjalë dhe sigurimi i përkrahjes nga ana e komunës për implementim të suksesshëm të projektit. Me këtë rast, kryetari Sinani ofroi mbështetje dhe u zotua së do të jetë i gatshëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm të tij dhe stafit të vet.
Si rezultat i këtij takimi, kryetari mori vendim për themelim të Komitetit për Iniciativë, i cili është parashikuar si aktivitet i parë në projekt, që ka për synim kryesor sugjerimin dhe propozimin e iniciativave të ndryshme tek autoritet komunale (kryetari dhe kryesuesi) në interes të qytetarëve. Ky komitet do të ketë përbërje prej 9 anëtareve, 3 (tre) nga ta do të jenë pjesë e ekzekutivit të komunës dhe 6 (gjashtë) të tjerë do të jenë përfaqësues të shoqërisë civile, mediave dhe qytetarë. /2L ONLINE/