DYLON

Komuna e Kamenicës do të mbështesë kërkesat e Shoqatës Regjionale të të Verbërve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani sot priti në takim përfaqësuesit e shoqatës së të verbërve të regjionit të Gjilanit. Rinor Ymeri përfaqësues i shoqatës së të verbërve e njoftoi kryetarin për problemet me të cilat ballafaqohet kjo shoqatë dhe kërkoj nga kryetari Sinani që në mundësitë buxhetore të mbështesë financiarisht në mënyrë që të funksionoj shoqata e të verbërve që të lehtësojnë mundësitë dhe aktivitetet e tyre.
“Ne kemi mundësitë e vogla për mbështetje në kërkesat e juaja të arsyeshme dhe reale, ne kemi zvogëluar shpenzimet komunale dhe do të vazhdojmë me këtë trend do të gjejmë mundësi dhe alternativa për mbështetje që t’iu mundësojmë aktivitetet e juaja”, ka thënë kryetari Sinani. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.