Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Kamenicës në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, kanë organizuar Panairin e Sportit 2019.
Ky panair kishte për qëllim promovimin e klubeve sportive dhe rezultatet e arritura nga sportistët e Komunës së Kamenicës.
Panairi i Sportit 2019, ka krijuar mundësi për nxënësit e shkollave që të shohin nga afër praktikimin e sporteve, dhe në anën tjetër të regjistrohen në klubet e sported që ata pëlqejnë më shumë.
Zyrtarët nga sektori i Sportit në kuadër të DKRS-së, kanë asistuar vazhdimisht në mbarëvajtjen e këtij panairi.