DYLON

Komuna e Gjilanti mban dëgjuimin e tretë publik për “Fidanishte 2”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria për Urbanizëm Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, në përkrahje profesionale të Institutit “INSI” nga Prishtina, ka mbajtur takimin e tretë publik me qytetarë për zonën urbanistike, e cila është e përfshirë në Planin Rregullues të hollësishëm “Fidanishte 2”, me temën “konceptet e zgjidhjes urbanistike – prezantimi i skenarëve”.
Drejtori i kësaj drejtorie, Valon Shefkiu, ka thënë se shumica e pjesëmarrësve në këtë takim janë pajtuar me konceptin e zgjidhjes urbanistike të Planit Rregullues “Fidanishte 2”.

“Interesimi i pjesëmarrësve në takim ishte më tepër individual për parcelat private të tyre. Gjatë këtij takimi u ngritën shqetësimet nga pronarët e parcelave kadastrale të cilat preken nga destinimi i sipërfaqeve të gjelbërta, e sidomos përgjatë lumit “Stanishorka”. Pastaj, infrastrukturën rrugore, ku është kërkuar më tepër që të rregullohet profili i rrugëve, e sidomos akset e tyre të jenë në kufi të parcelave kadastrale”, ka thënë në informacionin e tij drejtori Shefkiu.

EkoHigjiena

Shefkiu theksoi se interesim pati edhe për rregullimin e rrjetit elektrik, nga ai ajror në atë me kabllo nëntokësore. Vlen të theksohet se në këtë dëgjim publik të tretë për këtë zonë, kanë qenë të pranishëm afro 100 qytetarë.. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.