DYLON

Komuna e Gjilanit zotohet se do t’i përmbush kërkesat e qytetarëve për investime

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Po vazhdojnë të mbahen dëgjimet publike me qytetarët për buxhetin e vitit 2016, të organizuara nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa.

Me një pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve, mbrëmë janë mbajtur dëgjimet publike në fshatin Livoç i Epërm dhe Përlepnicë, ku ka marrë pjesë drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, dhe shefi i Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvend, Avdyl Aliu.

EkoHigjiena

Në këto dy takime, përfaqësuesit e Komunës kanë paraqitur para qytetarëve planin për Buxhetin e vitit 2016, ndërkohë kanë marrë shumë kërkesa për investime kapitale në këto fshatra.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi dhe shefi i GK të LDK-së në Kuvend, Avdyl Aliu, kanë shprehur zotimin e Komunës se me të gjitha kapacitetet e Komunës do t’i përmbushin kërkesat e qytetarëve që dolën nga dëgjimet publike në Livoç të Epërm dhe Përlepnicë.

Ndryshe, të hënën mbahet dëgjimi i fundit publik për Buxhetin 2016, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në ora 13:00. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.