Komuna e Gjilanit zotohet për të stopuar taksitë ilegal
/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit është e vendosur që të ndalohet përfundimisht operimi i taksive ilegal. Ky zotim ka dalë sot në takimin e përbashkët të drejtorit të Shërbimeve Publike, Sokol Haziri, zëvendëskomandantit të Policisë Regjionale, Agim Kqiku, togerit Feriz Abazit nga policia lokale si dhe përfaqësuesve të kompanive të transportit privat në Gjilan.
“Unë dua të shpreh zotimin se nuk do të lejohet operimi i taksive ilegal në Komunës së Gjilanit. Nuk do të ketë kompromis për këtë çështje dhe ky është qëndrim i drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe kryetarit Lutfi Haziri. Duhet të operojmë sipas logjikës që të paguhen taksat ndaj shtetit dhe në këtë mënyrë ne i mbrojmë operatorët e kompanive të transportit privat që veprojnë sipas ligjeve në fuqi”, ka thënë në fjalën e tij drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri.
Nga ana e tyre, Agim Kqiku nga policia regjionale në Gjilan dhe Feriz Abazi nga policia lokale, kanë shprehur zotimin e tyre për një bashkëpunim maksimal me Komunën e Gjilanit për ta ndaluar këtë dukuri.
Ndërsa, përfaqësuesit e kompanive të transportit privat, kanë falënderuar Komunën e Gjilanit për këtë takim të përbashkët me qëllim të ndalimit të operimit për taksitë të ashtuquajtur “në të zezën”, duke thënë se kjo do të jetë një mbrojtje për ta sepse janë taksapagues të rregullt të shtetit dhe se kanë dhjetëra punëtorë me kontrata të rregullta pune.
Ndryshe, drejtori i Shërbimeve Publike Sokol Haziri, ka njoftuar se inspektorët komunal janë në terren vazhdimisht për ta ndalur këtë dukuri të keqe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ndërsa ka apeluar qytetarët që kenë kujdes, ngase nëse janë udhëtarë të taksive ilegal mund të mbesin në këmbë sepse veturat e këtyre operatorëve ilegal do të konfiskohen në çdo moment. /2L ONLINE/
