DYLON

Komuna e Gjilanit vlerësohet me mirënjohje nga DEMOS-i

Komuna e Gjilanit vlerësohet me mirënjohje nga DEMOS-i
Avatar photo Redaksia

Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave (DEMOS), ka ndarë mirënjohje për Komunën e Gjilanit: për angazhimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin e frytshëm në promovimin e një planifikimi buxhetor të hershëm, gjithëpërfshirës dhe të përgjegjshëm gjinor dhe social.

“Komuna e Gjilanit, është model i organizimit të dëgjimeve buxhetore, ku edhe sivjet janë mbajtur dëgjimet për planifikimin e buxhetit të vitit të ardhshëm, buxhetimi me pjesëmarrje dhe Korniza Afatmesme Buxhetore”, thuhet në njoftimin e zyrës për Informim të komunës së Gjilanit.

EkoHigjiena

Në kuadër të mbështetjes disa-vjeçare të projektit DEMOS, është mbajtur punëtoria, e cila do të shërbejë si një hap final për të reflektuar mbi rrugëtimin e përbashkët.

Zyrtarët e Komunës së Gjilanit, kanë rrëfyer tri nga praktikat ose rezultate që e kanë veçuar komunën këtë vit në procesin e planifikimit të buxhetit.

“Derisa as sivjet nuk mungojnë rrëfime suksesi, ku ka pasur realizim rekord projekti, organizim i mirë nga një grup i vogël banorësh dhe përfitimi i projektit karshi pjesës shumë të madhe të fshatit dhe pjesëmarrja e të gjitha shtresave, gjinive, moshave, komuniteteve, OJQ-ve e të tjerëve nga të gjitha fushat”, thuhet tutje në njoftim.

Si rezultat e bashkëpunimit, janë përmbushur objektivat në përmirësimin e performancës së komunës në qeverisje, menaxhim dhe shërbime duke kontribuar në rritjen e kënaqshmërisë së qytetarëve në procesin e planifikimit të buxhetit komunal.

“Komuna e Gjilanit, është mbështetur sivjet nga DEMOS-i për planifikimin e buxhetit në nivel komunal, ku dhe nuk mungojnë rezultate në fushat në vijim: shqyrtimi i përfitimeve të mbajtjes së dëgjimeve buxhetore herët gjatë vitit; ofrimi i informacionit të qartë dhe transparent mbi buxhetin; zhvillimi i udhëzuesve për planifikim, organizim, lehtësim e dokumentim të dëgjimeve buxhetore dhe aspekte të tjera që ndërlidhen me këtë proces.

Po ashtu është përkrahur grupi punues i Komunës së Gjilanit, për përmirësim dhe avancim të mëtutjeshëm të procesit të planifikimit buxhetor në nivel lokal”, thuhet në fund të njoftimit të zyrës për informim të Komunës së Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.