DYLON

Komuna e Gjilanit të mërkurën fillon grumbullimin e borxheve përmes përmbaruesve

Komuna e Gjilanit të mërkurën fillon grumbullimin e borxheve përmes përmbaruesve
Avatar photo Redaksia

Pas apeleve të njëpasnjëshme të Komunës së Gjilanit, përkatësisht Drejtorisë së Financave ndaj borxhlinjve për shlyerjen e obligimeve për disa muaj me radhë, nga e mërkura do të fillohet me grumbullimin e mjeteve përmes përmbaruesve privat.

Lajmi u bë i ditur sot nga ana e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, në mbledhjen e radhës së Bordit të Drejtorëve, ku është diskutuar edhe për përgatitjet për fillimin e mësimit pas pushimit një javë.

Në këtë takim është diskutuar edhe për aksionet e Drejtorisë së Inspekcionit për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët, sikurse nuk do të ketë tolerancë as ndaj atyre që tentojnë të ndërtojnë objekte pa leje ndërtimit.

EkoHigjiena

Po ashtu, në takimin e bordit është diskutuar edhe për ruajtjen dhe kujdesin ndaj pyjeve, pasi ditëve të fundit ka pasur ndezje të zjarreve, kryesisht në malet e Karadakut.

Përveç tjerash, kryetari i Gjilanit ka konfirmuar se tashmë do të fillohet me ndërtimin e 20 shtëpive për njerëzit pa kulm mbi kokë. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.