Komuna e Gjilanit: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
“Pas reshjeve të borës, ekipet e mirëmbajtjes dimërore janë angazhuar në terren për pastrimin e rrugëve dhe sigurimin e qarkullimit të automjeteve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.
Aktualisht, të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Gjilanit janë të kalueshme, ndërsa ekipet vazhdojnë punën në terren sipas nevojës.
Komuna e Gjilanit apelon te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar në komunikacion dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike. /2LONLINE/
