DYLON

Komuna e Gjilanit shpërndan 35 centrifuga elektrike për bletarët

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria Komunale e Bujqësisë dhe Pylltarisë, duke vlerësuar rëndësinë e madhe të mjaltës si produkt dhe tendencën për futjen e saj si pjesë të përditshme ushqimit në sofrën gjilanase, ka realizuar projektin për mbështetjen e bletarëve në mekanizim elektrik.

Në kuadër të kësaj, sot janë ndarë 35 centrifuga elektrike për nxjerrjen e mjaltit, projekt i cili mundëson që brenda një kohe jashtëzakonisht të shkurtër të kryhet punë e cila me mjete të mëparshme kërkonte ditë të tëra.

EkoHigjiena

Shpërndarjen e këtij mekanizimi për bletarët e ka bërë drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani dhe shefi i Kabinetit të kryetarit, Arbër Ismajli. Ramadani ka thënë se jo vetëm sektori i bletarisë, por edhe të gjithë sektoreët tjerë të bujqësisë e kanë kanë mbështetjen e fuqishme të Komunës dhe kryetarit Lutfi Haziri.

“Me mbështetjen në këtë sektor, synojmë rritjen e prodhimtarisë dhe bletarinë ta bëjmë jo thjesht një aktivitet familjar, por një biznes të qëndrueshëm, ndërsa qëllimi i dytë është rritja e konsumit të mjaltës, nga trajtimi si medikament në konsumin ditor si pjesë të ushqimit”, ka pohuar Ramadani.

Drejtori i bujqësisë së Gjilanit ka paralajmëruar edhe aktivitete të tjera të kësaj natyre në mbështetje ndaj bujqve. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.