DYLON

Komuna e Gjilanit shpërndan 100 pako me veshmbathje për familjet e dëshmorëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Gjilanit ka filluar shpërndarjen e 100 pakove me veshmbathje për familjet e dëshmorëve, të cilat janë siguruar nga donatorët dhe Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Shpërndarjen e këtyre pakove e ka bërë drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Mursel Zymberi, i cili, e ka falënderuar me këtë rast kryetarin Haziri për mbështetjen e fuqishme në mbarëvatjen e punëve, sikurse edhe donatorët dhe MPMS.

EkoHigjiena

“QPS po i përmbyllë aktivitetet për këtë vit, me shpërndarjen e këtij donacioni shumë të rëndësishëm për familjet që kanë sakrifikuar shumë, që ne sot jetojmë të lirë. Këtë vit e konsiderojmë shumë të suksesshëm në përkujdesjen ndaj të gjitha kategorive në nevojë. Me instensitet edhe më të lartë do të vazhdojmë punën edhe vitin e arshdhëm”, ka thënë drejtori Zymberi.

Ndryshe, vlera e një pako me veshmbathje është afro 150 euro./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.