DYLON

Komuna e Gjilanit përkrah kërkesat e punëtorëve të ish-ndërmarrjeve të privatizuara

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE)  – Komuna e Gjilanit u ka dalë në përkrahje punëtorëve të ish-ndërmarrjeve të privatizuara, të cilët kanë protestuar sot para Teatrit të Qyetit, duke kërkuar që t’u jepet 20 përqindëshi dhe t’ju realizohen kërkesat e tjera.

Para qindra punëtorëve protestues, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, ua ka përcjellë atyre mbështetjen e kryetarit Haziri, pasi tha se kërkesat tyre janë të drejta.

EkoHigjiena

“Të nderuar punëtorë të komunës së Gjilanit. Kryetari Haziri ka dërguar sot një telegram nga Amerika, i cili, është në përkrahjen tuaj dhe unë si nënkryetar jam në përkrahjen e punëtorëve. Ne dëshirojmë që të gjitha kërkesat e punëtorëve të ish-ndërmarrjeve të privatizuara të plotësohen sepse janë kërkesa të drejta, si për 20 përqindëshin, ashtu edhe për zhvillimin e familjeve të tyre. Ne nuk do t’ju lëmë juve anash sepse ju jeni ata që e keni ndërtuar këtë Gjilan”, ka thënë Kadriu para protestuesve. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.