DYLON

Komuna e Gjilanit për vitin 2015 ka pasur të angazhuar 67 persona me kontratë mbi vepër

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Pas shkrimeve të sotme në mediat kosovare, duke iu referuar raportit të Auditorit Gjeneral, se kinse ‘Komuna e Gjilanit ka agazhuar 126 punëtorë me kontratë mbi vepër për vitin 2015”, Komuna e Gjilanit, për hir të informimit të drejt të opinionit njofton se kjo shifër nuk qëndron, ngase të angazhuar me kontratë mbi vepër ka pasur vetëm 67 persona.

Njësia e Personelit të Komunës së Gjilanit njofton se i ka dërguar shkresë zyrtare më 25 maj 2016 në bazë të kërkesës së z. Enver Ramadani, i cili ka qenë anëtar i Komisionit të Auditorit të Përgjithshëm, duke e informuar se Komuna ka pasur të angazhuar 67 persona me kontratë mbi vepër edhe atë: 25 në shërbim civil, 37 në sektorin e arsimit dhe 5 në sektorin e Shëndetësisë.

EkoHigjiena

Edhe përkundër faktit se në raportin përfundimtar qëndron shifra 126, besojmë dhe shpresojmë se kemi të bëjmë me një gabim teknik të Auditorit Gjeneral. Komuna e Gjilanit është e gatshme që ta dëshmoj të kundërtën në çdo kohë, thuhet në sqarimin e komunës. ​/2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.