DYLON

Komuna e Gjilanit për herë të katërt largon deponinë e egër në lagjen Iliria

Komuna e Gjilanit për herë të katërt largon deponinë e egër në lagjen Iliria
Avatar photo Redaksia

Për të katërten herë gjatë këtij viti, Komuna e Gjilanit e ka larguar deponinë e egër në lagjen Ilira.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka njoftuar për masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që e ndotin ambientin, siç është rasti në këtë lagje në zemër të qytetit.

“Të gjithë ata që e shëmtojnë qytetin dhe e ndotin ambientin, në momentin që hasen nga zyrtarët e Inspekcionit, do të gjobiten sipas ligjeve në fuqi dhe lënda do të drejtohet në organet e shtetit për procedim”, tha Ismajli, derisa ka apeluar qytetarët që të mos e ndotin ambientin duke hudhur mbeturina vend e pa vend.

EkoHigjiena

Ndryshe, Komuna e Gjilanit për gjashtë muaj të këtij viti ka shpallur aksion të pastrimit të qytetit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.