Komuna e Gjilanit organizon konferenca për shefat e grupeve, PDK nuk merr pjesë
/2L ONLINE/ – Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit vazhdon praktikën e organizimit të konferencave të shefave të grupeve të këshilltarëve komunalë, për t`iu dhënë mundësi që t`i paraqesin vlerësimet e tyre për punën e asamblesë komunale, thonë nga Zyra për informim. Konferencë me gazetarë do të mbajë edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal.
Konferencat mbahen sipas këtij orari:
E hënë (25.01.2016) – Avdyl Aliu (LDK), ora 11:00
E mërkurë (27.01.2016) – Selami Xhemajli (AAK), ora 11:00
E hënë (01.02.2016) – Nevzad Isufi (VV), ora 11:00
E martë (02.02.2016) – Valentina Bunjaku (kryesuese e KK), ora 11:00
Konferencat mbahen në sallën e Kuvendit Komunal (ish-ndërtesa e gjyqit).
Ndryshe, konferenca e shefit të grupit të këshilltarëve të PDK-së, ka qenë e planifikuar për të martën, më 26.01.2016, por Sahit Abazi është falënderuar për ftesën dhe ka sqaruar se për shkak të agjendës politike nuk mund të marrim pjesë në konferencë, bënë të ditur Zyra për informim e komunës.
Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit e ka nisur këtë iniciativë në gjashtë-mujorin e parë të vitit 2015, duke i dhënë mundësinë përfaqësuesve të partive në asamblenë komunale t’i paraqesin pikëpamjet e tyre për punën e Kuvendit.
Kjo është risi që një Zyre për Informim Publik në nivel vendi iu organizon konferenca shefave të grupeve, pozitë-opozitë. /2L ONLINE/
