DYLON

Komuna e Gjilanit njofton të gjithë qytetarët për anulimin e festivalit Mish Mish

Komuna e Gjilanit njofton të gjithë qytetarët për anulimin e festivalit Mish Mish
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit njofton të gjithë qytetarët se festivali Mish Mish, i planifikuar të mbahej më 21 gusht 2021, në sheshin Agim Ramadanin në Gjilan, si pjesë përmbyllëse e kalendarit për mërgimtarët, anulohet për shkak të urdhresës së qeverisë së Kosovës, e cila ka ndaluar të gjitha dasmat, ahengjet dhe organizimet tjera publike me grumbullim të njerëzve, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Prandaj, Komuna e Gjilani njofton të gjithë qytetarët, se për shkak të masave të reja që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës, festivali shtyhet për një datë tjetër kur do të jetë i lejuar organizimi i tillë, pas përmirësimit të situatës së përgjithshme me pandeminë globale COVID-19.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur këtë njoftim në konferencën me gazetarë që e kishte pas takimit në Qendrën Operative Emergjente, prej ku edhe ka njoftuar për respektimin e urdhresës së qeverisë dhe shtyrjen e festivalit që u dedikohej përcjelljes së mërgimtarëve. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.